Momenti kur arrestohet autori që tentoi të grabisë me armë bankën në Tiranë

Sapo policia mori dijeni për grabitjen e një banke, shefi i Rendit i Komisariatit Nr. 2, Arben Bakalli, së bashku me dy punonjës të tjerë, rrethuan zonën dhe neutralizuan grabitësin. Autori ishte i armatosur me dy kallashnikov. Gjatë ndalimit, ai nuk dha asnjë deklaratë. Aktualisht ndodhet i ndaluar në Komisariatin Nr. 2, ku do t’i merret dëshmia më pas.

Momentet e arrestimit të autorit, Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Siç shihet në pamje, autori është i pamaskuar, një polic qëndron përballë tij me armë në dorë, ndërsa tjetri i vendos prangat.