Del FOTO-ja e autorit që tentoi të grabisë bankën, policia: Autori qëlloi në dysheme, nuk ka të plagosur

Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për grabitjen e bankës 'Fibank' ditën e sotme.

Mësohet se autori me armë tip kallashnikov ka qëlluar në dysheme për të trembur punonjësit. 

Del FOTO-ja e autorit që tentoi të grabisë

Ndërkohë që policia e ka arrestuar në momentin e tentativës për tu larguar nga vendngjarja. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.