Lantona Sado emërohet drejtoreshë e re e Institutit të Statistikave

Lantona Sado është prezantuar këtë të enjte si drejtoresha e re e Institutit të Statistikave.

Në konferencën e parë vjetore për këtë vit, ajo vuri theksin te rëndësia, cilësia dhe besueshmëria e të dhënave që prodhon INSTAT, në përputhje me standardet evropiane.

Një nga risitë kryesore të këtij fillimviti është ndryshimi i metodologjisë së llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit IÇK, matësit zyrtar të inflacionit në Shqipëri.

Aktualisht, shporta përbëhet nga 411 mallra dhe shërbime, ku janë shtuar 80 produkte të reja.

Gjithashtu, është përditësuar edhe lista e njësive tregtare ku mblidhen çmimet, me synimin për të siguruar një përfaqësim sa më real të tregut

Në këtë kuadër, INSTAT publikoi edhe të dhënat më të fundit për inflacionin per muajin Janar. Sipas raportit, norma vjetore e inflacionit në muajin janar te ketij viti  arriti në 2,3%

Shifrat e Janarit tregojnë një inflacion të moderuar, por me presione të vazhdueshme në sektorë kyç si energjia, qiratë dhe ushqimet elementë që prekin drejtpërdrejt buxhetin e familjeve shqiptare