Inspektorati i Përgjithshëm kalon në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ndryshimet vijnë pas gjetjeve të raportit SIGMA të vitit 2025, i cili theksoi nevojën për të forcuar qendrën e qeverisjes dhe për të përmirësuar koordinimin ndërinstitucional në vend.

Raporti vuri në dukje se në Shqipëri shumë autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt te Kryeministri, duke krijuar një strukturë tepër të centralizuar.

Si pjesë e rekomandimeve, u sugjerua që disa institucione, përfshirë Inspektoratin e Përgjithshëm, të kalojnë në varësi të ministrive përkatëse sipas fushës së veprimtarisë.