Nunaj: Nuk është merita e lekut forcimi ndaj monedhave të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 09:30
Në një lidhje direkte me studion e Ora News, Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, foli për rënien e euros dhe dollarit përballë lekut.
“Po shohim një zhvlerësim të monedhave euro dhe dollar, ndërsa leku po forcohet.
Kjo ndodh për shkak se ka një sasi më të madhe eurosh në tregun tonë, ndërkohë që kërkesa për t’i përdorur është më e vogël. Marrëdhëniet tregtare janë më të shumta me vendet e BE-së dhe më të pakta me ato që përdorin dollarin si mjet këmbimi. Nuk mund të themi se forcimi i lekut është meritë e tij,” – u shpreh Nunaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
