Muçi: Qeveria të kërkojë falje dhe të ftojë qytetarët protestues në Kuvend

Deputeti Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend, ngriti shqetësimin e lidhur protestën e qytetarëve që po mbahet jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Sjell në vëmendje se seanca e sotme ka nisur me protestën e tre grupimeve, të Rrjolit, të Durrësit dhe grupimit të ish minatorëve që protestojnë për statutin e minatorit. Përfaqësuesit kërkojnë të jenë të pranishëm në seancë dhe të shprehi  qëndrimet e tyre, Nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë kaq e legjitimuar me skandalet dhe kaq e dhunshme me qytetarët. Sa më shumë zhyteni në korrupsionin dhe luftoni sistemin e drejtësisë, aq më të dhunshëm bëhemi. Unë sugjeroj që nëse ju nuk ju tremb molotovi, të ruheni nga urrejtja e popullit. Unë ju sugjeroj që në emër të dinjitetin ta nisim seancën me dorëheqjen e qeverisë tuaj dhe të kërkoni falje për atë që i keni bërë vendit dhe të ftoni përfaqësuesit e grupimeve sociale në seancë”, tha ai.