DASHURI NË KOHËN E IA/ Disa njerëz pohojnë se kanë ndjenja për chatbotet e tyre

Inteligjenca artificiale po ndikon edhe në lidhjet që njerëzit krijojnë. Madje ka prej tyre që thonë se janë dashuruar me chatbotët e tyre. Ekspetët paralajmërojnë për rreziqet dhe iluzioneve që mund të krijohen nga marrëdhënie të tilla.

Ndërkohë që inteligjenca artificiale ka aftësinë të krijojë poezi dashurie apo të simulojë emocione, disa njerëz po afektohen ngushte me të duke krijuar lidhje romantike.

Për shembull, një burrë në Kanada i ka propozuar një avatari të quajtur Saia, ndërsa një grua në SHBA ka pranuar ndjente për një chatbot të quajtur Leo.

Rreth 40% e përdoruesve të aplikacioneve si Replika raportojnë marrëdhënie romantike me chatbotet e tyre.

Por, ekspertët bien dakord: këto sisteme nuk janë të vetëdijshme. Ato thjesht imitojnë emocionet njerëzore përmes algoritmeve ndonëse ndërveprimet mund të duken reale.

Shkencëtarët theksojnë se dashuria ka një komponent biologjik dhe kimik të fuqishëm. Hormonet si dopamina dhe oksitocina ndikojnë në dëshirën, tërheqjen dhe lidhjen afatgjatë.

Truri aktivizohet në zona të ndryshme gjatë dashurisë, duke përfshirë pjesë të lidhura me emocionet dhe kujtimet.

AI mund të imitojë disa procese mendore që lidhen me dashurinë, si dëshira për të pasur kontak shpesh dikë, por kjo nuk është e njëjta gjë si dashuria njerëzore.

Marrëdhëniet me chatbotet shpesh janë të njëanshme dhe mund të krijojnë iluzion të afeksionit.

Ekspertët po debatojnë nëse AI mund të arrijë vetëdije dhe emocione të vërteta. Disa sugjerojnë se me teknologjitë e ardhshme, si kompjuteria neuromorfike, mund të krijohen sisteme më të integruara dhe ndoshta të vetëdijshme.