“LUFTA NUK KA MBARUAR”/ Noka: Pas Kryeministrisë, godina tjetër e krimit është e Kuvendit
Protesta e opozitës po zhvendoset drejt godinës së parlamentit. Ishte kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi i cili njoftoi protestuesit të zhvendosen nga kryeministria te parlamenti.
Pranë godinës së Parlamentit është vërejtur një prezencë e shtuar e forcave policore.
Deputetët po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe të udhëzojnë protestuesit për të shmangur përplasjet direkte, ndërsa nuk kanë munguar tensionet me forcat e rendit.
Flamur Noka deklaroi per mediat se beteja varion nga Kryeministria te Parlamenti.
Kordoni i policisë qëndronte rreth godinës së kryeministrisë, ndërsa një autobot me ujë ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë më herët pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës përpara kryeministrisë, protestuesit demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës.
