Egnatia “fundos” Flamurtarin, në Vlorë vendos Bakayoko

Egnatia u rikthye te fitorja në Superiore pas katër ndeshjesh pa sukses, duke mundur Flamurtarin 1-0 në transfertë, në javën e 23-të.

Ndeshja e zhvilluar në Vlorë u karakterizua nga ekuilibër në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 47-të nga Bakayoko, pas një harkimi nga krahu i djathtë.

Flamurtari u përpoq të reagojë dhe të gjejë golin e barazimit, por mbrojtja e Egnatias funksionoi mirë. Vlonjatët krijuan disa raste, përfshirë goditje standarde dhe aksione nga krahët, pa arritur të finalizojnë.

Me këtë sukses, Egnatia ruan vendin e tretë në renditje me 42 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 19 pikë dhe vijon të rrezikojë seriozisht mbijetesën.