Pa Loukili dhe Janaçek, Gvozdenoviç zbulon 11-shen ndaj Teutës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 15:28
Elbasani pritet të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, duke synuar balancë mes mbrojtjes dhe sulmit.
Në portë do të jetë Totoshi, ndërsa në mbrojtje Lila, Olberkis, Lulaj dhe Musta. Para tyre, dyshja A. Kasa-Manellari do të ketë rol kyç në prishjen e lojës së kundërshtarit dhe ndërtimin e aksioneve.
Në repartin ofensiv, Lajthia, Diallo dhe Qose do të mbështesin sulmuesin kryesor Tsague, i cili pritet të jetë pika referente në sulm.

