Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 19:08
Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League më 12 shkurt, kur në Bruksel do të hidhet shorti i kompeticionit.
Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.
Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga:
Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia
Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia
Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino
Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.
