ASLLANI DËNOHET ME DY NDESHJE/ Shkak ishte kartoni i kuq që mori në sfidën debutuese
Kristjan Asllani do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për Beshiktash. Kjo pasi federata turke e ka dënuar mesfushorin për shkak të kartonit të kuq në sfidën debutuese.
Aventura e Kristjan Asllanit në Turqi nuk ka nisur mirë. Shqiptari mori karton të kuq në sfidën e parë debutuese, dhe ky ndëshkim i ka sjellë një tjetër dënim.
Mesfushori është ndëshkuar me dy ndeshje nga federata. Vendimi erdhi pas një faulli të fortë ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen Besiktas – Konyaspor më 31 janar, ku Asllani mori kartonin e kuq direkt.
Mesfushori u dënua me dy ndeshje pezullim për shkak të natyrës së kontaktit dhe rëndësisë së situatës, duke prishur planet e trajnerit për aktivizimin e tij në ndeshjen e ardhshme të kampionatit.
Mesfushori nuk luajti në mesjavë në kupë për të shlyer dënimin dhe po përgatitej për sfidën e fundjavës. vendimi i komisionit të disiplinës bën që ai mos të luajë ndaj Alaniasporit në kampionat.
Asllani kishte debutuar me fanellën e Besiktasit vetëm 6 minuta para se të përfundonte i ndëshkuar, duke u bërë teme diskutimi në mediat sportive turke.
Kështu 23-vjeçari duhet të presë ende për të treguar cilësitë e tij dhe për të dhënë kontributin në skuadër, ndërsa tifozët dhe klubi presin rikthimin e tij në fushë pas përfundimit të dënimit.
Asllani u huazua nga beshiktash në merkaton e janarit, pasi ndërpreu kontratën me Torinon. Ai do të luajë në turqi deri në fund të sezonit, ndërsa Beshiktash ka opsion blerjen e tij nga Inter.

