Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 13:14
Gjashtë xhudistë të Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.
Kosova do të garojë në gjashtë kategori.
Akil Gjakova (deri në 73 kg), Laura Fazliu (deri në 63 kg), Distria Krasniqi (deri në 52 kg), Fatjona Kasapi (deri në 52 kg), Flaka Loxha (deri në 57 kg) dhe Erza Muminoviç (deri në 48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që të kthehen me medalje në Kosovë.
Ky event do të mbledhë 499 garues, nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndiqet nga mijëra shikues çdo vit./KosovaPress
