Me 100 % të votave, Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 19:56
Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, është rizgjedhur për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai mori 52 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së që u mbajt sot në Prishtinë.
Ademi, i cili drejton Federatën që nga viti 2018, ishte kandidati i vetëm në garë për postin e presidentit për mandatin 2026–2030 dhe u rizgjedh me mbështetje unanime nga delegatët e futbollit në Kosovë.
Në rend dite të këtij Kuvendi ishte edhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe miratimi i buxhetit të Federatës për vitin 2025.
