Bashkimi zyrtarizon amerikanin e radhës

Klubi prizrenas KB Bashkimi, ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr, që luan kryesisht në pozicionet 4/5, për të përforcuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Wooten, i njohur për aftësitë e tij në mbrojtje dhe lojën nën kosh, ka luajtur më parë në liga të ndryshme profesioniste jashtë ShBA‑së, përfshirë klube në Evropë dhe Lindjen e Mesme para se të bashkohej me Bashkimin. /Klankosova.tv