"Duhet të ribëhen zgjedhjet"/ Deputeti Rrahmani: Vonesa në konstituimin e institucioneve është presion ndaj opozitës

Deputeti i zgjedhur nga lista e koalicionit të PDK-së, Eman Rrahmani, u shpreh në studion e OraNews, në hapësirën “Për Shqiptarët”, se Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

Rrahmani argumenton se legjitimiteti i Kuvendit aktual është cenuar nga procesi i rinumërimit dhe parregullsitë e evidentuara.

Sipas tij do të ishte më e drejtë për rinisjen e një procesi të ri zgjedhor. 

Nga ana tjetër, deputeti shpjegon se vonesat në konstituimin e institucioneve janë të qëllishme dhe po përdoren si formë presioni ndaj partive opozitare. 

Ndiqni intervistën e plotë: