"LVV ka fituar mbi 50% të votave"/ Veliu: Me shumë lehtësi do krijohen institucionet, duke filluar nga konstituimi i Kuvendit
Në një lidhje në studio në hapësirën "Për shqiptarët" ishte Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale i cili ka folur lidhur me rezultatin tepër të mirë nga zgjedhjet e 28 dhjetori për LVV.
Ai u shpreh se Kosova është tashmë gati për krijimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Edhe në fakt edhe përkundër të një rezultati shumë të mirë që mori LVV, duke fituar më shumë se 50% të parlamentit të Kosovës.
Më shumë lehtësi do të ketë krijimin e institucioneve, duke filluar me konstituimin e Kuvendit.
Edhe me krijimin e qeverisë. Prap e kanë atë merakun të ajo politika populiste, te ajo politika që luhet për kundrejt qytetarëve.
Duke i treguar se kush janë me të vërtetë ata që ruajnë Kosovën apo ata patriotët të parlamentit të Kosovës.”- tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
