Sot, 9 vite nga prishja e murit ilegal në veri të Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 13:03
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.
Dy ekskavatorëve iu është dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.
E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka pati deklaruar se “së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe”.
Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi. /KosovaPress
