PLAN I RI MARRËVESHJE / Bisedimet e radhës SHBA-Iran pritet të zhvillohen këtë javë në Oman

Ndërmjetësues nga Katari, Turqia dhe Egjipti kanë propozuar një marrëveshjeje për bisedimet Iran-SHBA në Oman, që përfshin ndalimin e pasurimit të uraniumit për tre vjet dhe kufizime për raketat balistike.

Ndërmjetësues nga Katari, Turqia dhe Egjipti kanë paraqitur një disa propozime për bisedimet vendimtare mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që pritet të zhvillohen këtë javë në Oman.

Sipas burimeve diplomatike, marrëveshja parashikon që Irani të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit për tre vjet dhe më pas ta kufizojë atë nën nivelin 1.5 për qind.

Gjithashtu, rezerva aktuale e uraniumit të pasuruar, përfshirë rreth 440 kilogramë të pasuruar deri në 60 për qind, do të transferohej në një vend të tretë.

Por ndërmjetësuesit shkojnë shkon përtej marrëveshejs për programin bërthamor, duke përfshirë në të edhe kufizime për përdorimin e raketave balistike dhe ndalimin e transferimit të armëve dhe teknologjisë te aleatët rajonalë joshterorë të Iranit, ku përfshihen grupe militante.

Propozimet përfshijnë edhe idenë e një marrëveshjeje mosagresioni mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Nuk dihet ende reagimi zyrtar i dy vendeve ndaj këtyre propozimeve, ndërsa SHBA ka theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë programin bërthamor, raketat dhe rrjetin e aleatëve rajonalë të Iranit.

Bisedimet zhvillohen në një moment tensioni të lartë, pasi SHBA ka grumbulluar aeroplanmbajtëse, avionë luftarakë dhe anije luftarake në Detin Arabik, duke rritur presionin ushtarak ndaj Teheranit. Nga ana tjetër, Irani është përballur muajt e fundit me protesta të gjera brenda vendit dhe presion ndërkombëtar.

Situata mbetet e tensionuar edhe në terren, pasi SHBA rrëzoi së fundmi një dron iranian pranë një aeroplanmbajtëse amerikane, ndërsa Irani ka paralajmëruar përdorimin e raketave në rast sulmi.