Pakistani: Ushtria përfundon operacionin kundër separatistëve, 216 të v*arë
Ushtria e Pakistanit ka njoftuar këtë të enjte se ka përfunduar një operacion sigurie njëjavor kundër separatistëve në Balochistan, duke vrarë 216 militantë në sulme të synuara në gjithë provincën jugperëndimore.
Balochstan-i, provinca më e madhe dhe më e varfër e Pakistanit, u paralizua të shtunën kur Ushtria Çlirimtare e Balochi-t (BLA) sulmoi shkolla, banka, tregje dhe instalime sigurie në rajon, në një nga operacionet e saj më të mëdha ndonjëherë.
Ushtria tha se 22 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 36 civilë u vranë gjatë sulmeve.
Sulmet e koordinuara të BLA-së në mbi një duzinë vendndodhjesh filluan pasi ushtria nisi operacionin e saj “të bazuar në inteligjencë” Radd Al-Fitna 1 (kundër kaosit), të cilin tha se e kishte filluar më 29 janar.
“Përmes planifikimit të kujdesshëm, inteligjencës së zbatueshme dhe ekzekutimit të përbashkët pa të meta, forcat e sigurisë së Pakistanit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, me mbështetjen e agjencive të inteligjencës, nën Operacionin Radd-ul-Fitna-1, reaguan me saktësi dhe vendosmëri,” tha ushtria në një deklaratë, citon Reuters, duke shtuar se 216 militantë ishin vrarë në gjithë Balochistan-in që nga fillimi i operacionit.
Zyrtarë të sigurisë dhe dëshmitarë thanë se kryengritësit kishin marrë nën kontroll ndërtesa qeveritare dhe stacione policie në disa vende, përfshirë pushtimin e qytetit Nushki për tre ditë, përpara se të dëboheshin.
