Probleme teknike te SelfCare/ Tatimet shtyjnë afatin e deklarimit të inventarit analitik 2025
Pas problematikave teknike që janë shfaqur prej javësh në sistemin SelfCare Administrata Tatimore ka njoftuar shtyrjen e afatit për deklarimin e inventarit analitik për vitin 2025
Ne nje njoftim Tatimet bejne te ditur se subjektet kane kohe deri më 20.02.2026 për përmbushjen e saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor.
Inventari analitik duhet të pasqyrojë të dhëna të detajuara lidhur me lëndën e parë produktet e gatshme dhe mallrat për rishitje të specifikuara sipas njësisë sasisë çmimit dhe vlerës përkatëse.
Deklarimi i inventarit duhet të kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën ‘Çështjet e mia’ ne E-Albania.
Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të respektojnë afatin e përcaktuar për të shmangur verifikimet në vend dhe aplikimin e penaliteteve përkatëse
Nga paralaizimi I sistemit self care janë prekur rreth 130 mijë subjekte ekonomike perfshire ato te vogla dhe mëdha.
