Erdogan–Mitsotakis/ Guri: Takimi synon uljen e tensioneve në marrëdhëniet greko-turke
Takimi Erdogan–Mitsotakis pritet të ulë tensionet
Nga Athina, në lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e Ora News, gazetari Etmond Guri komentoi çështje të ndryshme, duke përfshirë pagat e gjyqtarëve dhe marrëdhëniet Greqi–Turqi.
Ai tha se: “Edhe në Greqi pagat e gjyqtarëve janë mesatarisht të mira, por ka kërkesa për përmirësim të kushteve të sistemit të drejtësisë dhe rritje pagash për shkak të mbingarkesës së trupit gjykues. Megjithatë, deri më sot klasa politike nuk e ka sulmuar gjyqësorin.”
Për takimin e pritshëm mes presidentit turk, Erdogan, dhe kryeministrit grek, Mitsotakis, Guri tha se: “Ky takim ka rëndësi të veçantë.
Greqia ka insistuar për këtë takim, ndërsa Turqia e refuzoi më parë për shkak të marrëveshjeve rajonale dhe aleancave. Tani pritet që takimi të ulë tensionet dhe të shënojë një moment të rëndësishëm në skenën botërore. Megjithëse ish-kryeministrat e Greqisë kanë qenë skeptikë ndaj Mitsotakis dhe këtij takimi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
