Moscertifikimi i Listës Serbe/ Alijaj: KQZ ka shkelur ligjin, s'po merr përgjegjësinë e verifikimit të rezultateve në tërësi
Në studion e OraNews, në hapësirën “Për Shqiptarët”, analisti politik Artan Alijaj komentoi periudhën e ankesave zgjedhore, duke e konsideruar të ligjshme dhe të përkohshme.
Ai vuri në dukje se ankesa kryesore lidhet me Listën Serbe, e cila kishte kërkuar ndërhyrje për mosvendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Alijajt, vendimi i panelit zgjedhor për parashtesat tregon se KQZ refuzon të marrë përgjegjësinë për certifikimin e rezultateve zgjedhore në tërësi.
“Periudha e ankesave në kuadër të procesit zgjedhor është diçka ligjore, që shumë shpejt do të tejkalohet.
Mirëpo, ankesa kryesore që ka të bëjë është me Listën Serbe pasi ata si subjekt politik kishin bërë ankesë për mos vendimmarrje të KQZ-së në këtë rast.
Pak më herët gjatë ditës, paneli zgjedhor për parashtesat e ankesave, e ka marrë vendimin. Pra, ka treguar edhe njëherë që KQZ, në këtë rast po bën shkelje ligji.
Po refuzon të marri përsipër përgjegjësinë e certifikimit të rezultateve zgjedhore si tërësi.”- tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
