Plakolli mohon prishjen e koalicionit LDK-VV në Mitrovicë

Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mohuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendoje në Mitrovicë.

Sipas gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, Plakolli e bëri këtë deklaratë pas përfundimit të takimit me kreun e kësaj komune, Faton Peci.

Siç raporton gazetarja, takimi mes Plakollit dhe Pecit do të vazhdojë dhe nesër, teksa bën të ditur se në këtë mbledhje u diskutua për pozita.