Aksident në rajonin e Kaçanikut, automjeti bie poshtë rrugës kryesore
Një aksident trafiku ka ndodhur në semaforin e parë në drejtim të Hanit të Elezit, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë të ditur për KosovaPress se “një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj”.
Një person i lënduar, siç ka thënë ai më tej, dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Një person i lënduar është dërguar ne Ferizaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka njoftuar Veseli.
