Prishtinë/ Kapet në flagrancë një person me th*kë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 10:23
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person në rrugën “Qamil Hoxha” pasi tek i njëjti ka gjetur një thikë.
Bëhet e ditur se mjeti u kap gjatë një kontrolli.
“Njësiti policor ka hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në trup te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
