I mbijeton votëbesimit/ Arifi: Gjysma e LDK-së ka votuar kundër Abdixhikut për të qenë në krye të partisë

Në një lidhje direkte për OraNews në hapësirën "Për shqiptarët", ka qenë gazetari nga Qendra.info Valon Arifi, i cili ka folur lidhur me "rënien" Lumir Abdixhiku nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Ai tregoi se gjysma e partisë ka qenë kundër vazhdimin të detyrës si kryetar partie.

“Në një far mënyrë që nga data e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kur zoti Abdixhiku, në atë natë në mbrëmjen e Konferencës, dukej edhe emocional.

Kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i Lidhje Demokratike të Kosovës, por siç flitet dhe siç u pa brenda LDK-së, është shpallur një ndarje midis atyre që ishin pro Abdixhikut për të qenë në krye të partisë dhe atyre që ishte kundër.

Si rezultat gjysma ishte pro dhe gjysma kundër, për shkak edhe të rezultatit që doli ditën e shtunë nga Kuvendi.

Fillimisht ai i dha dorëheqjen, duke parë që kishte shpresë për të qenë kreu i partisë.

Ashtu siç ndodhi, doli me ndonjë rezultat ku diferenca për të qendruar në krye të LDK-së.

Vetëm 3 vota nga 160 nëse nuk gabohem, por që i bie që gjysma e partisë ka qenë kundër.”