Ndërtimi po del nga informaliteti, Rama: Rezultate domethënëse nga sensibilizimi

Kryeministri Edi Rama ne podkastit ‘Flasim, bëri bilancin e përpjekjeve të administratës tatimore për të luftuar informalitetin në ndërtim, duke vënë në dukje rritjen e pagave të deklaruara dhe të kontributeve shoqërore.

Ai theksoi ndryshimet në strukturën e pagave, përfshirë uljen e pagave në nivelin 500 euro, si dhe uljen e informalitetit

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e përpjekjeve të administratës Tatimore për të luftuar informalitetin në sektorin e ndërtimit, duke evidentuar rritje të dukshme të pagave të deklaruara dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u ndal tek objektivat e Tatimeve, duke theksuar rëndësinë e formalizimit të tregut të punës.

Sipas tij, rezultatet janë të dukshme në fondin e pagave dhe kontributeve shoqërore.

Rama vuri në dukje gjithashtu një ndryshim të ndjeshëm në strukturën e pagave dhe ulje te ekonomisë informale.

Si pjesë e këtij aksioni të gjerë, administrata tatimore ka ushtruar edhe kontrolle të thelluara në tregun e pasurive të paluajtshme, ku janë evidentuar shkelje të rënda tatimore.

Kontrolli i 20 janarit në 9 agjenci imobilare zbuloi punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion në shitjen e apartamenteve.

Struktura e Hetimit Tatimor ka sekuestruar edhe njësi kompjuterike për të thelluar hetimin dhe për t’i referuar çështjet në organet e drejtësisë, si pjesë e vijimit të aksionit që kishte nisur të paralajmërohej që në dhjetor të kaluar përmes njoftimeve ndaj tatimpaguesve për deklarim të pagave reale