Alcaraz triumfon në “Australian Open” dhe kompleton Career Grand Slam

Carlos Alcaraz fitoi finalen e “Australian Open” pas një ndeshjeje emocionuese, duke mposhtur Novak Djokovic me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5 dhe duke u bërë tenisti më i ri që kompleton një Career Grand Slam.

22-vjeçari spanjoll, numri një i botës, festoi fitoren historike në Rod Laver Arena, ndërsa Djokovic tregoi sportivitet duke e përgëzuar menjëherë pas ndeshjes.

Për Alcaraz, kjo ishte hera e parë që triumfon në Melbourne, duke plotësuar koleksionin e titujve në të katër turnetë e mëdhenj.

Djokovic, 38 vjeç, mbetet në kuotën e 24 titujve Grand Slam, në barazim me Margaret Court, dhe la të hapur mundësinë që kjo të ketë qenë paraqitja e tij e fundit në Australian Open.

Alcaraz është vetëm lojtari i nëntë në historinë e tenis-it që fiton të katër Grand Slam-et dhe i pari që e arrin këtë pas Djokovic në vitin 2016.

Së bashku me Jannik Sinner, ai ka dominuar turnetë madhorë në dy sezonet e fundit, duke fituar shumicën e titujve.

Në ceremoninë e mbylljes, Djokovic vlerësoi arritjen e rivalit të tij të ri, duke e cilësuar punën e Alcaraz si “historike dhe legjendare”.