FOTO/ Publikimi i 3 mln faqeve nga dosja "Epstein" po bën BUJË! Dalin komunikimet midis Jeffrey dhe Princit Andrew për "darkat private"

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikuar më shumë se tre milionë faqe dokumente lidhur me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Dosja e fundit përfshin mbi 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Mijëra faqe janë bërë publike, të cilat përfshinin fotografi me figura të njohura, mesazhe tekst dhe email-e, mes të cilave dhe komunikimet e tij me princit Andrew.

Email-e të publikuara tregojnë se princi Andrew kishte ftuar Jeffrey Epstein të takoheshin në Pallatin Buckingham në shtator 2010.

Në mesazh, Andrew i përgjigjet kërkesës së Epstein për “kohë private” dhe shkruan se “mund të darkojmë në Buckingham, me shumë privatësi”.

Vlen të përmendet se princi Andrew ka deklaruar herë pas here se mohon “me forcë” çdo akuzë që lidhet me çështjen Epstein.

FOTO/ Publikimi i 3 mln faqeve nga dosja "Epstein" po bën

Po ashtu, në një tjetër dokument i bërë publik tregon një shkëmbim email-esh mes tyre në gusht 2010, ku përmendet një grua që Epstein sugjeron për darkë.

Sipas email-it, Epstein i shkruan Andrew-t se ka “një mike që mendoj se mund të dëshirosh të darkosh me të” dhe i tregon datat kur ajo do të jetë në Londër.

Në të njëjtin mesazh, Epstein thekson se gruaja është 26 vjeçe, ruse, “e bukur, e besueshme dhe po, ka email-in tënd”.

FOTO/ Publikimi i 3 mln faqeve nga dosja "Epstein" po bën