Kërkesë Mbretit Charles për falje zyrtare! Shkak roli i Mbretësisë në skllavërinë e transatlantike
Deputetë, ekspertë dhe aktivistë po i kërkojnë Mbretit Charles një falje zyrtare për rolin e kurorës britanike në skllavërinë transatlantike. Mbreti ka shprehur keqardhje për vuajtjet, por me provat e reja historike kërkohet një reagim konkret.
Deputetët, ekspertët dhe aktivistët i kanë bërë thirrje Mbretit Charles të kërkojë falje zyrtare për skllavërinë transatlantike, pasi një studim nxori në pah se si kurora britanike dhe Marina Mbretërore e zgjeruan dhe e mbrojtën tregtinë e skllevërve afrikanë për qindra vjet.
Mbreti më parë ka shprehur ndjesën e tij për vuajtjet e shkaktuara nga skllavëria dhe ka folur për angazhimin për gjetjen e mënyrave krijuese për të korrigjuar pabarazitë. Megjithatë, kurora britanike nuk ka lëshuar kurrë një kërkimfalje zyrtare.
“Heshtja e Kurorës”, një libër i botuar këtë javë, detajon se si monarkët, nga Mbretëresha Elizabeth I deri te George IV, e përdorën tregtinë e skllevërve për të rritur të ardhurat e kurorës dhe për të mbrojtur perandorinë britanike.
Besohet se deri në vitin 1807, kurora ishte blerësi më i madh i skllevërve.
Bell Ribeiro, deputetja laburiste e Clapham dhe Brixton Hill, e cila kryeson grupin parlamentar të të gjitha partive për dëmshpërblimet afrikane, tha se thjesht ndjesa mbretërore nuk i përshtatet njërit prej krimeve më të mëdha kundër njerëzimit, siç e cilëson ajo.
Këtë vit, mbreti pritet të përballet me thirrje të reja për veprim për të adresuar trashëgiminë e skllavërisë nga vendet e Karaibeve dhe Afrikës në takimin e krerëve të qeverive të Komonuelthit në Antigua dhe Barbuda.

