Reforma e re në Gjermani/ Promovohet heqja e ditës së punës tetë-orëshe me qëllim forcimin e turizmit

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon një reformë që synon zëvendësimin e ditës standarde tetë-orëshe me një maksimum javore pune, me qëllim të rritjes së fleksibilitetit, sidomos në sektorin e turizmit.

Reforma pritet të hyjë gradualisht në fuqi deri në vitin 2026 dhe do të lejojë zgjatjen e orarit ditor në përputhje me nevojat, duke kompensuar punonjësit financiarisht ose me kohë të lirë.

Strategjia, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Turizmin, ka nxitur reagime të forta nga sindikatat gjermane, të cilat paralajmërojnë protesta dhe luftë për të mbajtur të paprekur ditën tetë-orëshe.

Kreu i sindikatës Ver.di, Frank Wernecke, e përshkroi reformën si një “dritë jeshile” për punëdhënësit për të shfrytëzuar punonjësit.

Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Punës po punojnë për hartimin e një projektligji, që pritet të prezantohet deri në verë, me qëllim të rregullimit të kohës maksimale javore të punës për të gjithë sektorët e ekonomisë.