Zbriti nga anija me kamionin plot me dr*gë, arrestohet 45-vjeçari në Greqi

Një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, është zhvilluar në Greqi.

Në pranga ka rënë një shoferi i një kamioni, pasi autoritetet i gjetën drogë me vlerë 900 000 euro në kamion.

45-vjeçari u arrestua sapo kishte zbritur nga një anije në linjën Antirio-Rio.

Gjithashtu nga hetimet u zbulua se 45-vjeçari kishte edhe një magazinë që  e përdorte për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.