DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna Mersini ia jep tenderin "nipit të oligarkëve"

Bashkia e Vlorës, nën drejtimin e Bruna Mersinit, ka finalizuar një procedurë prokurimi që ngre dyshime të forta për paracaktim dhe goditje të konkurrencës së lirë.

Objekti i këtij tenderi, i cili mban numrin e referencës REF-65227-10-15-2025, është rikonstruksioni dhe furnizimi me pajisje për Hidrovorin e Qytetit të Vlorës, një projekt ky me rëndësi jetike për menaxhimin e ujërave në qytet.

Megjithëse gara ishte e hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, rezultati përfundimtar tregon një skemë të mirëfilltë ku paratë publike janë kanalizuar drejt një fituesi të paracaktuar.

DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna

Nga hulumtimi i dokumentacionit të tenderit, rezulton se fitues ka dalë bashkimi i operatorëve "VIBTIS" dhe "ALBA KONSTRUKSION".

Kompania e parë, "Vibtis", zotërohet nga nipi i vëllezërve Idajet dhe Sadik Ismailaj, emra të njohur në botën e biznesit që shpesh etiketohen si pjesë e rrethit të oligarkëve që përfitojnë kontrata të majme nga shteti.

Ndërsa kompania tjetër, "Alba Konstruksion", është në pronësi të Xhavit Ismaili, duke plotësuar kështu dyshen që do të menaxhojë fondin e madh prej rreth 1.9 milionë eurosh me TVSH.

DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna

Ajo që e bën këtë procedurë skandaloze është analiza e shifrave dhe mënyra se si janë trajtuar pjesëmarrësit e tjerë në garë. Fondi limit i përcaktuar nga Bashkia Vlorë ishte 154,687,373.00 lekë të reja pa TVSH.

Nga llogaritjet rezulton se vlera fituese e shpallur kap shifrën tronditëse prej 99.8% të fondit limit, duke mos bërë pothuajse asnjë ulje reale të çmimit dhe duke mos i kursyer buxhetit të shtetit asnjë vlerë domethënëse.

Kjo diferencë qesharake mes fondit limit dhe ofertës fituese është një nga treguesit më të qartë të mungesës së garës.

DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna

Për më tepër, të dhënat e bëra publike tregojnë se në këtë tender kanë marrë pjesë katër kompani, ku dy prej tyre kanë paraqitur oferta ekonomike dukshëm më të ulëta sesa bashkimi i operatorëve fitues.

DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna

Megjithatë, Bruna Mersini ka vendosur t’i skualifikojë këto oferta më të lira, duke lënë në lojë vetëm ofertën që përkonte pothuajse fiks me tavanin buxhetor.

DOKUMENTET/ 1.9 milionë euro për hidrovorin e Vlorës: Bruna

Ky veprim dëshmon se kriteri kryesor i këtij tenderi nuk ka qenë kursimi i taksave të qytetarëve, por favorizimi i kompanive me lidhje të forta nepotike dhe klienteliste, duke e kthyer rikonstruksionin e hidrovorit në një tjetër aferë të dyshimtë në qytetin bregdetar. /Marre nga JOQ Albania