Ndotja e lumit Drinos alarmante! Ambientalistët: Mbetjet po shkatërrojnë faunën

Ndotja që po i bëhet lumit Drino, sidomos gjatë stinës së reshjeve ku shtohen prurjet, konsiderohet një problem serioz nga ambientalistët.

Lavdi Hasani, pedagog dhe specialist thotë për "Abc News" se hedhja pa kriter e mbetjeve rrezikon shkatërrimin e florës dhe faunës, edhe në lumin Vjosë, aty ku derdhet Drino, që përshkon të gjithë luginën me të njëjtin emër në Gjirokastër

Sipas tij është e domosdoshme monitorimi i vazhdueshëm i faktorëve që kthehen në ndotës pasi rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve që konsumojnë produktet e ofruara nga peshkatarët.

Lumi Vjosa është edhe lumi i fundit i egër në Europë ndaj edhe vëmendja për mbrojtjen e vlerave të tij duhet të jenë maksimale nga agjensitë përgjegjëse që operojnë në jug të vendit.