“FESTOHET” 90-VJETORI I KADARASE/ Spiropali: Ambasador i përhershëm i Shqipërisë europiane
Ky 28 janar shënoi 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë dhe u kthye në një ditë përkujtimi për gjeniun e letrave shqipe që u nda nga jeta në moshën 88 vjecare. Në ministrinë e Jashtme u ekspozuan letërkëmbime me personalitete botërore, ndërsa shefja e diplomacisë e cilësoi Ambasador të përhershëm të Shqipërisë europiane
Ky 28 Janar shënoi 90 vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, dhe me gjeniun e letrave që nuk është më mes nesh, u shndërrua në një datë përkujtimi e nderimi për kolosin që u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 korrik 2024.
Në ministrinë e Jashtme u prezantuan letra këmbimi me personalitete të shquara të mendimit dhe letërsis botërore, botime të rralla nga biblioteka personale e Kadaresë si dhe artefakte e objekte autentike, duke krijuar një udhëtim intim në universin krijues të autorit.
Ministrja Elisa Spiropali e cilësoi Ismail Kadarenë si një nga shtyllat identitare të kulturës Shqiptare në Europë dhe në botë.
Spiropali theksoi se Kadare do të mbetet gjithmon një ambasador i përhershëm i shpirtit shqiptar.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla kryesonte një delegacion të ardhur nga Kosova për të nderuar jetën e veprën e gjeniut
Një mesazh të vecatë për Ismail Kadarene kishtë dërguar edhe akademiku Rexhep Qosja.
Si pjesë e aktiviteteve në Akademinë e Shkencave u promovua edhe vepra studimore ‘Kadareja në kritikën botërore’ me 3 vëllime e studiuesit Bashkim Kucuku, dëshmi kjo e veprës së Kadaresë në panteonin e letërsisë botërore.
Ndërkohë Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Shtëpinë Kadare, ku u njoh me hapsirat krijuese të shkrimtarit dhe me ekspoziën e objekteve personale.
