Kongresmenja e Minesotës s*lmohet me substancë kimike, ndodh gjatë mbledhjes së bashkisë
Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar, u sulmua me një substancë të panjohur në një sallë bashkie. Siç shihet edhe në video, një anëtar i audiencës përdori një shiringë për ta spërkatur me lëng drejt saj.
Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi të fliste. "Jam mirë. Jam një e mbijetuar, kështu që ky agjitator i vogël nuk do të më frikësojë që të mos bëj punën time. Nuk i lejoj ngacmuesit të fitojnë", reagoi ajo në X.
Sipas BBC, lëngu i spërkatur mbi Omarin kishte një erë të thartë që ngjante me një produkt kimik. Anthony James Kazmierczak, 55 vjeç, është akuzuar për sulm të shkallës së tretë dhe po mbahet në paraburgim.
Rep. Ilhan Omar (D-MN) assaulted during town hall meeting: "Here's the reality that people like this ugly man don't understand; we are Minnesota strong and we will stay resilient in the face of whatever they might throw at us." pic.twitter.com/Ud5l3yP4lQ
— CSPAN (@cspan) January 28, 2026
