Stuhia e borës paralizon SHBA-në/ Negri: Në New York bilanci i viktimave ka shkuar në 10

Stuhi e fuqishme bore paralizon SHBA-në: 10 të vdekur në New York.

Një stuhi e fuqishme bore ka përfshirë SHBA-në, duke shkaktuar reshje të dendura borë, fluturime të anulluara dhe probleme në transportin publik. Ditën e diel, më 25 janar, situata ishte e vështirë, dhe mësimi në disa zona u zhvillua virtualisht.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News, Leka Negri raportoi se trashësia e borës arriti deri në 25 cm dhe se qyteti i New York-ut regjistroi 10 viktima.

Ai shtoi se situata tashmë është qetësuar, por pasojat e stuhisë kanë qenë të konsiderueshme për banorët dhe autoritetet lokale.

"Në New York pati 10 të vdekur, ky ishte bilanci i viktimave, fatmirësisht tani është qetësuar situata” tha ai.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: