Vazhdon protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut/ Kaos dhe rradhë të gjata
Nga Ervin Bahiti Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 12:54
Protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në ditën e dytë të saj.
Prej më shumë se 24 orësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kalimi i kamionëve nga të gjitha vendet është i ndaluar duke krijuar rradhë të gjata.
Mes kamionëve të bllokuar në këtë pikë kufitare ka edhe turqë e bullgarë.
Berat Demir është një kamionist i nisur nga Stambolli ai e ka kaluar natën në kufi me shpresën se do kalonte në mëngjes, por nuk ja ka dalë dot, ndërsa edhe pas nuk kthehet dot.
