KAMIONISTËT NË PROTESTË/ "Paralizohet" pika kufitare në Maqedoninë e Veriut, i bashkohen bllokadës kamionistët nga rajoni

Ka nisur protesta e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut duke paralizuar lëvizjen e të gjithë kamionëve përmes pikave kufitare të këtij shteti.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe Serbia, Bosnja e Mali i Zi.

Shkak i kësaj proteste sipas kamionistëve është keqtrajtimi që iu bëhet atyre në vendet e BE duke i trajtuar si turistë dhe jo si punonjës biznesesh.

Sipas tyre është e pamundur që puna të kryhet normalisht prej tyre vetëm me 90 ditë qëndrimi ndaj kërkojnë dyfishimin e këtyre ditëve pasi po shkakton pasoja të rënda tek bizneset.

Sipas Belul Labënishtit protesta do të vijojë 7 ditë për 24 orë deri në zgjidhjen e kërkesës së tyre.

Sipas Labënishtës ndalimi i punës nuk dëmton vetëm bizneset dhe kamionistët Maqedonas por edhe kompanitë e huaja që punojnë me ta, pasi nuk do të dërgohet prodhimi.

Ai shton se asnjë kamion që vjen nga çdo vend i Europës nuk do të lejohet të kalojë.

Protesta ësht parashikuar të zgjatë 7 ditë dhe në rast të mos zgjidhjes së kërkesave pa afat.

Gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë pengesa për udhëtarët dhe kamionët me kafshë të gjalla, ilaçe dhe municione.