Niko Peleshi në Belgjikë: Diskutohet mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 09:02
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Belgjikës, Peter De Roover, dhe Presidentin e Senatit, Vincent Blondel.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Belgjikës, si dhe në mbështetjen e këtij shteti për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Belgjikë | Me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Peter De Roover, dhe Presidentin e Senatit, Vincent Blondel, mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian", shkruhet sipër videos të postuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
