OPOZITA NË "PAKT" ME RAMËN/ Zhllima: Nëse PD do kishte një strategji tjetër, s'do e votonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 22:21
Veprimet e fundit të Partisë Demokratike dhe protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha kanë qenë në qendër të analizës së avokatit Gylsen Zhllima, i cili ngriti akuza për pakte të fshehta me qeverinë dhe strategji për pushtet të brendshëm.
Zhllima pretendon se vota e PD-së në seancën plenare në mbështetje të një nisme ndërkombëtare, ishte një "sinjal" i një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij, opozita nuk mund të pretendojë se lufton një "narko-shtet" dhe njëkohësisht të autorizojë apo mbështesë nismat e tij.
"Nëse Partia Demokratike do kishte një strategji tjetër, do kishte dhënë një përgjigje tjetër, duke mos votuar,"-tha ai.
