Gjoni: Administrata Trump dërgoi sinjale kritike ndaj qeverisjes në Shqipëri, ndryshe nga qasja ndaj rajonit

Komunikimet zyrtare të administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump duket se kanë përmbajtur sinjale të qarta dhe një linjë të mirëpërcaktuar kritike ndaj qeverisjes në Shqipëri.

Një analizë e bërë nga deputeti i PD-së, Gjin Gjoni në emisionin "Drejt", në "Ora News", tregon një qasje të ndryshme dhe më të ashpër ndaj Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si Kosova.

"Ne gjithmonë ngremë hipoteza dhe sepse me zotin Trump në mënyrë të drejtpërdrejtë se cila është arsyeja s'kemi biseduar asnjëri prej nesh, por nisur nga hipoteza të cilët janë ngritur dhe fakti që zoti Trump edhe në deklaratën për shtyp dhe në komunikimin mediatik tha që dy, tre prej këtyre unë nuk i kam qejf.

Fakti që zoti Rama nëpërmjet Tony Blair dhe personave të cilët sot janë në bordin e paqes, po lobon në mënyrë të tmerrshme dhe edhe vajtja e sotme në Izrael, në Knesset përsëri është pjesë e kësaj strategjie të zotit Rama.

Tani, problemi është shumë i thjeshtë.

Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë në të gjithë deklarimet e veta, sepse duhet të marrësh edhe kronologjinë e ngjarjeve të cilët janë zhvilluar.

Qoftë me rastin e festave të pavarësisë së Shqipërisë dhe po të shihni deklaratën e Presidentit Trump, por edhe të sekretarit Rubio, rezulton që është një deklaratë e cila në vetvete, përveç urimit në lidhje me popullin shqiptar, jep elementët në lidhje me shtetin ligjor, nivelin e korrupsionit, nivelin e krimit të organizuar.

Në deklaratat e urimit që bëjnë kryetarët e shteteve, kryetarët e shtetit, nuk jepen elementë të cilët shtojnë dozat e negativitetit në një festë kombëtare.

E dyta është që edhe me rastin e zgjedhjeve dhe po të shihni deklaratën e Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë, në rastin e zgjedhjeve, në rastin e Shqipërisë urohet populli shqiptar dhe nuk thuhet bashkëpunimi me qeverinë.

Në rastin e kryeministrit të dhe zgjedhjeve në Kosovë, kur themi, atë që është një pjesë e administratës së Trumpit ka qenë kundër Kurtit dhe përsëri sekretari i shtetit, Departamenti i Shtetit dhe njëkohësisht Shtëpia e Bardhë thonë që do bashkëpunojmë me...

Problemi i tretë është, në rast se ju shihni deklaratat në vazhdim të sekretarit Rubio, por njëkohësisht edhe deklaratat e të ngarkuarës me punë dhe ambasadës amerikane në Tiranë, në çdo takim me institucionet e pavarura, në çdo takim me zyrtarë të lartë që vijnë dhe takohet me SPAK-un, me Gjykatën Kushtetuese dhe me institucione ligjzbatuese, i mëshohet tre elementëve, çka tregon që ka një linjë të mirëfilltë për mënyrën se si po veprohet dhe si po qëndron në raport me Edi Ramën. A mund të ketë zhvillime të tjera? Këtë nuk e dimë", u shpreh Gjoni.