A po ftohen marrëdhëniet Shqipëri–SHBA? Bushkolaj: 18 paralajmërime amerikane për kr*min dhe korrupsionin
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, historikisht të forta, duket se po kalojnë një periudhë ftohjeje, me në qendër shqetësimet e Uashingtonit për krimin e organizuar dhe ndikimin e tij në qeverisje.
Sipas një analize të bërë nga gazetari Elkier Bushkolaj në emisionin "Drejt", në "Ora NEws", situata është përshkallëzuar deri në atë pikë sa mund të flitet për një problem real mes dy vendeve aleate.
Në fokus të diskutimit ishin një seri paralajmërimesh të drejtpërdrejta nga kanalet zyrtare amerikane.
"Për mendimin tim janë disa aspekte që duhet t'i shqyrtojmë. Foli pak për kurth kolegja, edhe e ka me të drejtë. Unë nuk e kuptova pse grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk u paraqit me një rezolutë paralele për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
E ka tentuar disa herë dhe mazhoranca e ka rrëzuar dhe mund të ishte një kusht që ju votoni ose ngrini kartonin për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe ne po ngremë kartonin në parim për këtë bordin e paqes.
Tani, nëse e kujtoni reagimin foshnjor të Edi Ramës për letrën, për bordin e paqes, u duk sikur Ramës i erdhi në një indulgjencë. Dhe pse e them këtë?
Se kemi dy raporte në bashkëpunimin tonë me Amerikën. Njëri është raporti historik që nis me presidentin Wilson, me James Bakerin, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës që u anoncua nga Tirana zyrtare nga presidenti Bush.
Por kemi dhe një marrëdhënie të mëvonshme që në gjykimin tim nis me raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, vijon me vizitën e zotit Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kryefjalë ishin kartelet e drogës dhe bashkëpunimi i tyre me kartelet serbe dhe malazeze. Dhe çfarë ndodh?
Nga data 10 korrik deri në datën 16 janar, kam bërë një cheking të postimeve të ambasadës Amerikane dhe të paktën në 18 postime janë elementët: kartele droge, krimi i organizuar me aktivitet ndërkombëtar, pastrimi i parave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së krimit dhe korrupsioni.
Ti ke qenë vetë ministër i brendshëm. Nëse në harkun kohor ty do të kishin ardhur 18 paralajmërime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krimin e organizuar që po pastron masivisht para në ndërtim dhe turizëm, ku monopoli i lejeve të ndërtimit dhe monopoli i lejeve të investimeve strategjike janë në dorën e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë që ne kemi parë dosjet e Sky ECC që na përputhen nëse i kryqëzojmë me këto deklarata të ambasadës Amerikane. Çfarë tregon? Kjo tregon që ne kemi një problem real me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani, po flasim në kushtet ku ne jemi. Problemi është kush e ka dhënë garancinë për lëvizimin e këtyre karteleve të drogës, pasi me të njëjtin standart, nëse marrim shembullin e Kolumbisë, presidenti Gustavo Petro është sanksionuar së bashku me familjen e tij.
Ne duhet, e kemi parë ftohjen e ambasadës Amerikane në raport me zotin Rama dhe në kërcënimin që bëri në raport me bizneset kineze.
Shqipëria mund të jetë një oazë i bizneseve kineze, po për hir të vërtetës, aleati ynë, aleati ynë strategjik janë Shtetet e Bashkuara dhe për një arsye tjetër që Edi Rama nuk ka qejf ta thotë ose nuk e thotë kurrë, që lidhet me Kosovën.
Ne nuk duhet të harrojmë, ne kemi një prani të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Por mos të harrojmë pjesën tjetër dhe trojet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku faktori shqiptar është ndihmuar në luftën e 2001-shit nga Shtetet e Bashkuara.
Janë të gjithë këto elementë që ne na e përcaktojnë qartë se kush është aleati strategjik.
Por ideja është që aleati strategjik ka themele të forta dhe nuk janë themele që ngrihen as me një mandat, as me dy mandate, as me tre mandate.
Tani e vërteta është që opozita ka qenë koherente në raport me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe aksioni opozitar erdhi duke u përshkallëzuar në protestën e fundit", u shpreh Bushkolaj.

