Konferenca në Knesset/ Lapid përgëzon Shqipërinë: Vendi i vetëm në Europë që nuk dorëzoi hebrenjtë

Shqipëria, e vetmja në Europë që shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksoi lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, ku u prit me nder kryeministri Edi Rama.

Lapid rrëfeu për jetën e tij dhe tragjedinë e familjes së tij, babai dhe gjyshi i tij u kapën nga nazistët, me ndihmën e hungarezëve dhe austriakëve, dhe u dërguan në kampe përqendrimi, ndërsa shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë e strehuar në vend.

“Besa do të thotë të mbash fjalën, të jesh një njeri te i cili mund të mbështetesh. Populli hebre e kupton se ky koncept bart një kuptim të thellë, sepse Shqipëria tregoi se mund t’i besohet në orët më të errëta”, tha Lapid.

Ai kujtoi se në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur shumë vende europiane dorëzuan hebrenjtë e tyre në duart e nazistëve, shqiptarët mbajtën besën dhe shpëtuan shumë familje.

Lapid shtoi se kjo sjellje humanitare dhe kurajoje shqiptare mbetet një shembull unik në historinë e Europës.

Fjalimi i Lapid theksoi rëndësinë e historisë dhe vlerave humanitare të Shqipërisë, duke shërbyer si një urim i madh për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe respektin e popullit izraelit ndaj Shqipërisë.