Rrëzohet avioni privat në Maine, SHBA/ Mbeten 7 viktima pas përplasjes së mjetit ajror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 18:20
Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine, raportoi CNN duke cituar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të SHBA-së.
Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara.
