Rama në Izrael: Nuk mund të isha më mirënjohës, por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari
Kryeministri, Edi Rama, mbajti një fjalim në parlamentin izraelit, ku shprehu mirënjohjen dhe emocionin për pritjen e ngrohtë që iu bë.
“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bëjnë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit,” tha Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu emocionin dhe vështirësinë e momentit:
“Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen. E dija që do ishte një test e folura ime këtu, po flas para një nga pesë njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq,” tha Rama.
