Pas vr*sjes së oficerit/ Izraeli: Nuk ka më pengje izraelite në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka rikuperuar nga Gaza mbetjet mortore të pengut të fundit izraelit të vrarë, duke shënuar herën e parë që nga viti 2014 që në enklavë nuk ka më pengje izraelite.

Ran Gvili, një oficer i policisë izraelite i cili u vra më 7 tetor 2023 dhe u rrëmbye më pas në Gaza, ishte pengu i fundit nga ata të rrëmbyer atë ditë, mbetjet e të cilit ndodheshin ende në territorin palestinez.

“Pas një procesi identifikimi të kryer nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Izraelit dhe Rabinatin Ushtarak, autoritetet njoftuan familjen e tij se mbetjet mortore janë identifikuar dhe do të dërgohen për varrim,” thuhet në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Izraeli kishte kushtëzuar hapjen e plotë të pikëkalimit të Rafahut dhe avancimin drejt fazës së dytë të planit të paqes për Gazën me rikthimin dhe kthimin e të gjithë pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vrarë.