U kap me 30 kilogramë lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai është arrestuar nga policia itakliane, pasi u kap me 30 kg kokainë në makinën e tij, me vlerë miliona euro.

Makina e 28-vjeçarit, e ndaluar në një zonë të izoluar pranë unazës, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të Tenenza di Cologno Monzese. Pas kësaj, policia vendosi të ushtronte një kontroll ndaj tij dhe një kontroll të automjetit.

Mediat italiane shkruajnë se në bagazh u gjetën 26 mbështjellëse që përmbanin gjithsej rreth 30 kilogramë kokainë. Ai u arrestua dhe me urdhër të prokurorisë së Monzës dhe u shoqërua në burg.