NË FOTO: Noli dhe Zogu, dy ministrat “VIP” të qeverisjes së vitit 1921 të Xhafer Ypit

Kabineti i Xhafer Ypit, në vitin 1921, nga e majta: Mehmed Konica, Spiro Koleka, Fan Noli, Ismail Haki Tatzati, Xhafer Ypi, Ahmet Zogu, Hysen Vrioni, Kolë Thaçi

Është fotoja e parë e qeverisë së sapokrijuar pas Kongresit të Lushnjës. Ahmet Zogu si ministër i Brendshëm dhe Fan Noli ministër i Jashtëm, pjesë e të njëjtit kabinet, nuk kishin krijuar ende armiqësi politike.

Armiqësitë dhe përplasjet do të lindnin brenda vitit të parë çka detyruar Nolin të largohej më vonë nga qeveria. Largimi i tij u shoqërua me kaos çka çoi pankaluar një vit në dorëheqjen e Xheferr Ypit dhe rënien e qeverisë së tij.

Megjithatë, brenda një viti qeveria e Ypit ia doli të krijojë njohje të rëndësishme ndërkombëtare për një vend që sapo kishte fituar pavarësinë dhe ishte nën sulmin e vazhdueshëm të vendeve fqinje për shpërbërje.

Qeveria e SHBA dërgoi në Shqipëri përfaqësuesin e saj jo-zyrtar, Maxwell Black, me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri pas mbërritjes së kërkesës së parë të qeverisë shqiptare për njohje. Black, kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend. Më 28 korrik 1922, ai i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA.

Pas rënies së qeverisë së Xhafer Ypit drejtimin do ta merrte Ahmet Zogu, fillimisht si kryeministër, ndërsa kundërshtari kryesor politik i tij do të ishte Fan Noli.  

Qeveria e Xhafer Ypit (24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922)

Përbërja e qeverisë:

1. Xhafer Ypi – kryeministër dhe zëvëndësministër i Punëve të Jashtme
2. Ahmet Zogu – ministër i Punëve të Brëndëshme
3. Fan Noli – ministër i Punëve të Jashtme (Pandeli Evangjeli, 11 shtator 1922)
4. Hysen Vrioni – ministër i Drejtësisë
5. Kolë Thaçi – ministër i Financave
6. Spiro Jorgo Koleka – ministër i Punëve Botore dhe Bujqësië
7. Ismail Haki Tatzati – ministër i Luftës
8. Rexhep Mitrovica – ministër i Arësimit